Macron: Vetëm Ukraina mund të vendosë për lëshimet e mundshme territoriale

16 Qershor 2022, 21:23| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 21:24

  • Share

Ukraina e vetme duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo ndonjë lëshim territorial ndaj Rusisë si pjesë e një përpjekjeje për t'i dhënë fund luftës, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

“Kjo varet nga Ukraina”, tha Macron për televizionin TF1.

"Unë mendoj se është detyra jonë të qëndrojmë pranë vlerave tona, ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht ndaj Ukrainës”, shtoi ai.

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Rumanisë dhe Italisë vizituan Kievin të enjten dhe ofruan shpresën e anëtarësimit në BE.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga asnjë nga territoret e tij.


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?