Macron nga Zvicra: Nuk kam frikë se mund të ketë sërish konflikt në Kosovë

16 Nëntor 2023, 20:52| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 20:56

  • Share

Vizita zyrtare e presidentit francez, Emmanuel Macron, në Zvicër, nuk ka kaluar pa u cekur konflikti Kosovë-Serbi.

Gjatë një diskutimi me studentë nga Universiteti i Lausanne-s, ku foli për Ballkanin, Macron u shpreh se beson se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të agravohet.

Sipas 24HEURES, presidenti francez u shpreh tensionet janë ulur tashmë mes dy vendeve.

“Tensionet janë qetësuar paksa tani”,- tha ai.

Ndër të tjera, Macron shpreson që liderët e dy vendeve fqinje të pranojnë planin e hartuar që ndihmon në depërshkallëzim të situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve, por shprehet se ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar për këto pjesë, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”,- shton ai.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?