Macron në Ukrainë: Vizita në Kiev është mesazh i unitetit evropian

16 Qershor 2022, 09:39| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 09:43

  • Share

Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev për të zhvilluar  bisedime me presidentin Volodymyr Zelenskyn për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Tre liderët e BE-së morën trenin e natës nga Polonia në Kiev, në një udhëtim që pason kritikat nga Ukraina lidhur me  reagimin e tyre ndaj luftës.

"Është një moment i rëndësishëm. Është një mesazh uniteti që po u dërgojmë ukrainasve," raportoi Reuters të ketë thënë Macron kur mbërriti në Kiev.

I pyetur se pse po zhvillohej vizita tani, një zyrtar i Elysee tha se liderët menduan se ishte më mirë ta bënin atë pak përpara një samiti të BE-së që do të diskutonte ofertën e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Scholz është sulmuar për mungesën e dërgimit të armëve të mjaftueshme në Ukrainë, por ambasadori i vendit në Berlin, Andrij Melnyk, tha se ai priste që Scholz të merrte një angazhim për armët e rënda që ishin premtuar prej kohësh, por që nuk janë dorëzuar ende.

Scholz ka hedhur poshtë kritikat se ai ka frenuar mbështetjen ushtarake, duke u përgjigjur duke thënë se Gjermania ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj ushtarakë dhe financiarë të Ukrainës./BBC


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?