Emmanuel Macron

Macron merr liderët e biznesit francez për t’u takuar me Xi Jinping në Kinë, ‘mesazhi’ do jetë i qartë

1 Prill 2023, 17:07| Përditesimi: 1 Prill 2023, 17:21

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron do të marrë një grup drejtuesish biznesi në Kinë javën e ardhshme, pavarësisht këshillave të Bashkimit Evropian për të "zhdukur" lidhjet ekonomike të Evropës me Pekinin.

Zyrtarët e 'Airbus' dhe 'Alstom' do të jenë mes atyre në udhëtim, sipas burimeve të Élysée, së bashku me një grup të madh artistësh dhe kineastësh, teksa Macron kërkon të forcojë lidhjet e biznesit dhe kulturore me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Macron, i cili planifikon të fluturojë nga Parisi 'i shkatërruar' nga protestat të martën, do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang të mërkurën.

Më vonë pas një takimit me kompanitë franceze, ai do të marrë pjesë në një darkë shtetërore, e ndjekur nga një samit trepalësh me Xi dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Mesazhi ynë do të jetë i qartë: mund të ketë një tundim për t’u afruar me Rusinë, por mos e kaloni atë kufi,” tha një diplomat i lartë francez.

Megjithatë, plani i Macron duket se bie ndesh me një fjalim të ashpër të von der Leyen në Bruksel të enjten, që u konsiderua si një nga udhëheqëset më të ashpra të Evropës kundrejt Kinës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?