Vjosa Osmani dhe Emmanuel Macron

Macron letër-urimi Osmanit për Pavarësinë e Kosovës: Javët e ardhshme vendimtare për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

16 Shkurt, 21:21| Përditesimi: 16 Shkurt, 21:24

  • Share

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një letër urimi presidentes Vjosa Osmani.

Në letrën e urimit Macron përshëndet dinamizmin e Kosovës dhe përparimin mbresëlënës të bërë që nga shpallja e pavarësisë, duke thënë se Kosova do të jetë brenda Bashkimit Evropian.

Ndër të tjera, presidenti francez ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë reformat për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe thekson se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është sfidë parësore.

“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoj që Kosova të marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t'i mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në letrën e Macron.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?