Aleksandar Vuçiç

Macron i tërhoqi vërejtje nga Tirana për dënimin e sulmit në Banjskë, Vuçiç: Ne reaguam mbi dhunën në të njëjtën ditë disa herë

17 Tetor 2023, 18:57| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 19:06

  • Share

Në një deklaratë për mediat serbe, presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nuk dëshiron të komentojë faktin se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se vendi ka pezulluar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Për vërejtjen që bëri se duhet të dënojmë dhunën në Banjska, e bëmë këtë në të njëjtën ditë disa herë”, tha ai sipas rts.rs

Vuçiç thotë se është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë me dialogun në përpjekjet e saj për t’i zgjidhur gjërat përmes tij.

Kujtojmë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama kërkoi që presidenti serb të dënojë sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur qëlloi drejt Policisë së Kosovës.

Dënimi i këtyre ngjarjeve do të ndikonte për qetësinë e kufirit, tha Macron, ndërsa theksoi më tej rëndësinë e zgjedhjeve të reja në komunat në veri të Kosovës, por edhe asocacionin e komunave me shumicë serbe.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 18/10/2023 05:23

    edhe e denon dhe organizatorin nuk e denon,,por e liron per 10 ore,,kjo nuk ka kuptim or ti ...

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/10/2023 20:54

    Fashist qetnik i qelbur, provocera prap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?