Emmanuel Macron

Macron i kthehet deklaratave për luftën në Ukrainë: Trupat franceze nuk do të shkojnë atje

4 Mars, 19:36| Përditesimi: 4 Mars, 19:39

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë sërish një deklaratë në lidhje me dërgimin e mundshëm të trupave të NATO-së në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë. Macron në një intervistë për median çeke Novinky u shpreh se forcat franceze nuk do të vendosen për momentin në Ukrainë.

Macron tha se në atë deklaratë aq të bujshme, ai u pyet nga një gazetar në një takim me përfaqësues nga 20 shtete në Parisë, se “asgjë nuk mund të përjashtohet”.

“Kjo nuk do të thotë se ne po shqyrtojmë dërgimin e trupave franceze në Ukrainë në të ardhmen e afërt, por po fillojmë një diskutim dhe po shqyrtojmë gjithçka që mund të bëhet për të ndihmuar Ukrainën, veçanërisht në territorin ukrainas”, shtoi ai.

Sipas presidentit francez, pjesëmarrësit e takimit ranë dakord për pesë fusha, ku ata janë të gatshëm të bëjnë më shumë: mbrojtja kibernetike, prodhimi i përbashkët i pajisjeve ushtarake në Ukrainë, siguria e vendeve të kërcënuara drejtpërdrejt nga ofensiva e Rusisë në Ukrainë, veçanërisht Moldavia, mundësia për të ndihmuar Ukrainën në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe operacionet e ç’minimit.

“Për më tepër, unë gjithmonë e kam përcaktuar qartë kornizën tonë; se ne nuk po luftojmë kundër popullit rus dhe refuzojmë të përfshihemi në logjikën e përshkallëzimit”, theksoi Macron.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?