Macron: Europa duhet të ketë një "zë më të bashkuar dhe të qartë" me Turqinë

10 Shtator 2020, 15:42| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 15:46

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Europës i duhej "një zë më i bashkuar dhe i qartë" për Turqinë e cila "nuk është më një partnere e Unionit".

Macron i kategorizoi disa nga veprimet e Turqisë si "praktika të papranueshme" duke përfshirë aktivitetet e saj të shpim-kërkimit pranë Qipros që sipas tij "nuk janë të denja për një shtet të madh".

"Ne europianët duhet të jemi të qartë dhe të vendosur jo me Turqinë si një komb dhe si popull, por me qeverinë e Presidentit Erdogan që sot po kryen veprime të papranueshme," tha Presidenti Macron në një konferencë shtypi përpara samitit të Europës Jugore.

Macron gjithashtu tha se Europa duhet të shmangë një përshkallëzim të tensionit me Turqinë por theksoi se Erdogan duhet të "sqarojë" veprimet turke.

Komentet e tij vijnë ndërsa tensionet janë në rritje në Mesdheun Lindor midis Turqisë dhe Greqisë, dhe tema e nxehtë ka të ngjarë të dominojë samitin e vendeve të Europës Jugore.

Tensionet u rritën në rajonin e Mesdheut pasi Ankara filloi shpime eksploruese për gaz dhe naftë në ujërat e diskutueshme midis Kretës dhe Qipros.

Greqia, si përgjigje, ka deklaruar se ka në plan të zgjerojë ujërat e saj territoriale nga gjashtë në 12 milje detare në përgjigje të krizës aktuale.

Macron tha se Europa duhej të tregojë qartë "vijën e saj të kuqe" dhe të impenjohet për zgjidhjen e krizës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?