NATO

Macron deklaroi për dërgim trupash në Ukrainë/ Reagon Hungaria dhe Gjermania: Nuk do të ndodhë

27 Shkurt, 15:36| Përditesimi: 27 Shkurt, 15:42

  • Share

Disa prej liderëve europianë kanë reaguar ndaj deklaratave të Macron se mund të dërgohen trupa të NATO-s në Ukrainë. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto tha se Budapesti nuk do t’i dërgojë Kievit trupa apo armatime dhe qëndrimi i këtyre në këtë çështje është solid i pandryshueshëm.

Ndërsa, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk do të ketë asnjë ushtar europian apo të NATO-s që të zbarkojë në Ukrainë.

“Edhe një herë, në një debat të frytshëm, u diskutua ajo çfarë është arritur mes nesh e cila do të gjejë zbatim edhe në të ardhmen, që nuk do të ketë trupa këmbësorë dhe as ushtarakë në tokën ukrainase të dërguar nga vendet europiane apo shtetet e NATO-s,” tha ai.  

Presidenti francez tha të martën se dërgimi i trupave të NATO-s apo vendeve europiane në Ukrainë “nuk përjashtohet”. Por sidoqoftë, shtoi ai, plane të tilla nuk ka mes liderëve europianë.  

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/02/2024 03:43

    Ide e mire,por me nje kusht, francezet te jene te paret ne front,jo te NATO-s si pergjithesues,te shohim sa trima jane, se ne dy luftera boterore ishin aleatet qe i shpetuan!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?