Emanuel Macron

Macron: Ambasadori francez dhe diplomatët tanë po mbahen peng në Niger

16 Shtator 2023, 16:39| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 16:43

  • Share

Ambasadori Francez ne Nigeri dhe diplomatë të tjerë nga Parisi po mbahen peng në godinën e Ambasadës Franceze në këtë vend të Afrikës Perendimore.

Kështu deklaroi Macron, duke folur me gazetarët gjatë një vizite në rajonin e Côte D’Or në Francë këtë të premten.

Presidenti francez tha se iu ndalua dërgimi i ushqimit në ambasadën në Niamey dhe se ambasadori po ushqehej me racione ushtarake.

“Ambasadori Sylvain Itte nuk mund të dalë ai është person non-grata dhe atij i refuzohet ushqimi”, tha Macron.

Pasi mori kontrollin e vendit të Afrikës Perëndimore në muajin korrik, junta ushtarake urdhëroi ambasadorin Itte të largohej nga Nigeri. Më vonë ia hoqën vizën dhe udhëzuan policinë që ta dëbonte.

Por diplomati mbeti në vend, sipas presidencës franceze, derisa autoritetet franceze përsëritën që nuk e njohin autoritetin e juntës.

I pyetur nëse do të punonte për kthimin e ambasadorit në Francë, Macron theksoi autoritetin e presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum: “Unë do të bëj gjithçka për të cilën biem dakord me Presidentin Bazoum, sepse ai është autoriteti legjitim dhe flas me të çdo ditë”.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?