Macja bie nga ballkoni i katit 7 e ngec në të 5-tin, zonja telefonon policinë: Po më qan, ju lutem të ma marrin zjarrfikësit (VIDEO EKSKLUZIVE)

18 Korrik 2020, 15:50| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 16:15

  • Share

TIRANË - Efektivët e policisë mund të jenë përballur me një shumëllojshmëri thirrjesh për ndihmë por ndodhia që transmetojmë në episodin e sotëm mund të jetë ndër më të rrallat. 

Një zonjë telefonon policinë  sepse macja e saj i ka rënë nga ballkoni i katit të 7-të tek ballkoni i fqinjit poshtë, në katin e 5-të. Në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim pamjet ekskluzive të reagimit të policisë në këtë rast si dhe audion e telefonatës në sallën operative. Kjo ndodhi ka ndodhur para pak ditësh në një pallat pranë Rrugës së Elbasanit ndërsa kjo zonjë i lutet policisë që ta ndihmojnë të marri macen nga ballkoni pasi fqinji i saj është jashtë shtetit. Macja u arrit të merrej dhe iu rikthyer zonjës nga ekipi zjarrfikës, të cilët u lëshuan me litar nga ballkoni i katit sipër. (Shikoni videon nga minuta 10:40 për këtë rast)



Shpërthimi i gazit dhe bombola që marrin flakë janë sërish që qendër të vëmendjes në fillim të këtij episodi të 33-të të Emisionit 112. Transmetojmë pamjet ekskluzive nga dy ngjarje të ndryshme ku si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombolat ka pasur edhe persona të plagosur. Ngjarja e parë është në zonën e Freskut ku një bombol gazi ka marr flakë në apartamentin e një zonje. Nga frika ajo e ka hedhur bombolën nga ballkoni i saj ku fatmirësisht një i ri që po kalonte poshtë ka shpëtuar për mrekulli, pasi bombola ende në flakë i ra shumë pranë. Ju sjellim momentet ekskluzive teksa bombola ka mbetur e varur në ballkon ndërsa bie pas disa momentesh kur edhe forcat zjarrfikëse vijnë për të shuar flakën. Policia merr dëshminë e zonjës për ngjarjen. 

Rasti tjetër që është më dramatik ka ndodhur në një familje pranë Don Boskos. Gazi ka shpërthyer duke djegur nënën e bir dhe ka shkaktuar dëme të shumta në banesë. Ju sjellim momentet ekskluzive të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë në këtë ngjarje. 
 

Komento

Komente

  • Ilo: 19/07/2020 06:55

    Eh taksat tona keshtu do shkojne jo macet, qente, na e shpifen keta plakaruqet nuk kane me cfare te merren dhe mbaj mace e qen, Bravo Shteti ndonje dite kur te ju marrin ne tel we na ka bere te pageren ne krevat macja apo we i sillni zjarrfiksit ta pastrojne juve me vrap, Turp te merret shteti me gjera te tilla.

    Përgjigju
    • Tirona: 19/07/2020 11:19

      Dmth shtetet e tjera qe merren me gjera te tilla bejne gabim. Macja eshte pjese e familjes per ate zonje dhe sipas teje sduhet qe policia dhe zjarrefikesit ta ndihmojne. Jemi ne 2020

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?