Marjeta Ljarja gjatë prezantimit të dokumentarit

'Ma kapi dorën dhe nuk e lëshoi më', rrëfimi i Marjetës në dokumentarin për Rikard Ljarjan

1 Prill 2023, 20:11| Përditesimi: 1 Prill 2023, 20:18

  • Share

Në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së aktorit të ndjerë Rikard Ljarja po shfaqet sot në kinema “Millenium” filmi dokumetar “Rikard”, me regji të Mevlan Shanajt e skenar të Natasha Lakos. Të pranishëm janë familjarë e të afërm, bashkëshortja Marjeta, e cila përlotet teksa radha e gjatë e dashamirësve, kolegëve të tij e bëjnë gjigande buqetën e karafilave. 

Dokumentari nis në Shkodrën e Ljarjas, ku dhe la amanet të prehet. Në të bashkëshortja rrëfen njohjen me të, kur ishte vetëm 22-vjeçe.

“Ishte diçka e vendosur që në fillim. Më kapi dorën dhe nuk ma lëshoi më kurrë” rrëfen ajo.

Teksa tregojnë më tej se kanë preferuar të bëjnë një jetë të thjeshtë dhe të tërhequr.

Po ashtu, pjesë e dokumentarit janë dhe fëmijët e tij që rrëfejnë dashurinë e përcjellë nga babi i tyre, pasionin për leximin, vështirësinë për të pranuar ikjen e tij.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli.: 02/04/2023 12:52

    Respek te thelle per aktorin e madh.Pi gjuthashtu e per familjen e tije.Ai do te mbetet gjithmone nje YLL i kinematografis shqioetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?