Mësuesja me tumor, Petrit Vasili akuza
Ramës: Kryeministri që vret pacientët

14 Janar 2018, 15:22| Përditesimi:

  • Share
Kreu i grupit parlamentar të LSI- Petrit Vasili ka reaguar me një status në Facebook në lidhje me mësuesen nga Rrësheni, që iu ankua kryeministrit Rama për mungesë ilaçesh, pasi  është e sëmurë me tumor.

Petrit Vasili akuzon qeverinë se i griu paratë me koncesione dhe la mijëra të sëmurë pa barna, ndërsa Ramën e cilëson si truhumbur. Ai thotë se asnjë shqiptar s’ka kohë për të humbur me këtë kryeministër që vret pacientët.

Një ditë më parë gjatë takimit të kryeministrit në Lezhë një mëseuse tha se ishte diagtnostikuar me kancer pak muaj më parë dhe se mungon ilaçi bazë për kurim.  Kryeministri Rama u shpreh prerë se mësuesja dhe gjithë të tjerët, që vuajnë nga sëmundja e rëndë, do të marrin ilaçin e herceptinës brenda 10 ditëve dhe se ai nuk do të ndërpritet më.

STATUSI I VASILIT
Kryeministri qe vret pacientet dhe shurraqet shushka te tij. Asnje Shqiptar s'ka kohe per te humbur me truhumburin, qe drejton qeverine dhe me shurraqet qe cicerojne nga pas... tij.

Truhumburi i la njerezit me muaj te tere pa ilace kur mjaft prej tyre e kane humbur tashme jeten dhe ky i pashpirt mban fjalime si gjeli ne pleh pasi i vrau kaq njerez me mungesen e ilaceve dhe tani do edhe ti genjeje e tu mbylle gojen.

Po po ai i griu parate me koncesione dhe la mijra te semure pa barna shendeti dhe vdekja e qytetareve bie vetem mbi te.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?