Mëkatet e Golemnos:Paratë
i lakmojnë të gjithë

28 Prill 2013, 06:00| Përditesimi:

  • Share
Pyetjes së bashkëfshatarëve për keqbërjet e tij, Golemno ju është përgjigjur se “paratë i lakmojnë të gjithë”.
San Paolo Albanese feston mbrojtësin e tij të shenjtë, dy herë në vit, pikërisht më 29 prill (San Rocco "i vogël") dhe 16 gusht (San Rocco "i madh").
Festimet në muajin gusht, një ditë më pak apo më shumë që kremtohet në zonat fqinje është historikisht e vërtetuar se ky përkushtim aq i gjerë vjen për çlirimin e popullit lucanez nga murtaja e zezë në shekullin e shtatëmbëdhjetë.

Ajo çfarë e bën të veçantë vendin e San Paolo-s, është festa e San Rocco-s që zhvillohet në prill.

Sipas gojëdhënave kremtimi i festës së dytë, ka lindur në falënderim të Shenjtorit që shmangu shkatërrimin e vendit nga Burbonët pasi banorët e saj kishin ekzekutuar Felice Golemmo, i thirrur ndryshe “Ljixhi”, pasi kishte helmuar disa prej bashkëfshatarëve të tij.

Golemmo i cilësuar si i bukur dhe aventuresk i urryer nga të gjithë për arrogancën e tij dhe dhunën, u dogj i gjallë në sheshin publik pasi kishte shkaktuar vdekjen e disa njerëzve përfshirë një grua të cilës i kishte ofruar një gotë verë me helm dhe të një vajze e pagëzuar po nga ai, me një mollë vdekjeprurëse.

Në vitin 1867, një grumbull njerëzish me ndihmën e dhëndrit e të pabesit Golembo, e lidhën në këmbë dhe e tërhoqën zvarrë nga shkallët e shtëpisë deri në sheshin kryesor të fshatit ku e dogjën gjallë në prani të njerëzve të zemëruar, të cilët hidhnin britma dhe shkopinj kundrejt tij.

I pyetur nga bashkatdhetarët për keqbërjet e tij thuhet se ai u përgjigj se “paratë i lakmojnë të gjithë”.  Por nga kjo histori e trishtuar dolën shumë versione të ndryshme.

Sipas një gojëdhëne, një taksidar në kohën e San Paolo-s, i quajtur Blumetti Filippo di Vincenzo duke u përgjigjur pyetjeve të trupave franceze për keqbërsin e bashkëfshatarëve të tij, ai u përgjigj se duhej të ishin të qetë pasi Golemmo ishte eliminuar. Por ky version është pak i besueshëm.
Sipas një version tjetër thuhet se francezët i vunë zjarrin vendit por teksa u afruan para hyrjes së kishës dhe ikonës së San Paolo-s, kuajt e tyre u gjunjëzuan pasi ata njohën të shenjtin e tyre të Montpellier-it që banorët e San Paolo-s adhuronin aq shumë.
Ky zbulim bëri që ata të ndryshojnë mendjen e tyre dhe vendosën për të shpëtuar fshatin nga zjarri, duke bërë vetëm bastisje. Populli i San Paolo-s përballë këtij rrezikut të eliminuar, vendosi që të falënderonte për të dytën herë në vit shenjtorin duke festuar çdo 29 prill të çdo viti.

Me një analizë pak më të kujdesshme duke iu referuar periudhës së vdekjes së Golemmo Felice (1867) dhe duke bërë lidhjen me keqbërësin me disa prej fakteve historike më të rëndësishme në atë kohë , do të ishte hipoteza që I trishtuari mund të ketë qenë i dërguar nga Burbonët për të goditur vendin që kishte qenë gjithmonë në revolt në vitet e mëparshme kundër autoriteteve sidomos fetare dhe katolike si dhe për kontributin e fortë në vitin 1860 duke luftuar kundër Burbonëve aleate me papën, ekspeditës së Garibaldit për çlirimin e Italisë dhe njësive të saj.

PËRKTHIMI NË ARBËRISHT

LJIXHI

Kur i piejtin pse kish bërë gjithë ato të ljiga, ai u përgjegj e tha se “ Të hollat i pëljqenjen gjithëve…”

Shën Palji festexhar Sënd Rokun dy herë në vit: ndër 29 prillit (Sënd Roku Voçër) e ndër 16 gushtit (Sënd Roku Madh). Festa e gushtit, ditë më parë ditë më pas, bëhet te gjithë katundet rrorro: dihet ka storja se divucjuna i këtij shëjti është e fortë te gjithë Bazilikata pse në sekullin XVII gjindja u salvua ka pesta.

Festa e prillit ka një storje ndryshe. Si thonë pljejt e tanë, kush në një nanerë kush në nj’atër, Sënd Roku në prill u bë për ringracjamend shëjtit se i salvoi ka borbonët çë dojin ti vëjin zjarr katundit pas çë shënpaljotë kishin djegur Ljixhin, burrë i ljig çë vrris gjindën tue farmëkosur ujet e të ngrënit.

Si na e kuljtonjen prindët e tanë, ky Ljixh ish një kishter i fort e zbafand ndaj mosnjëri mënd të e shih. Ai klje djegur pse kish farmëkosur një grua me një qeljq verë e të biljën e kumbarit tij çë ai kish pakzuar, me një mollë. Ndër 1867 gjithë gjindja e katundit bashkë me Xhanin e Betës çë i doj të biljën, hiqin më shpi, e ljidhtin ka këmbët, e rrukulistin, tue e shkeljur ka skalunet e tue mallkuar atë ditëzën çë ai kish ljer, e holjtin njera ka sheshi ku i vunë zjarrë afër mindullavet të Stranxaleshljavet e e dogjtin. Kur i piejtin pse kish bërë gjithë ato të ljiga, ai u përgjegj e tha se “ Të hollat i pëljqenjen gjithëve…”.

Çë u pësua pas nga një e thot si e do. Viçenxi Saturit, ashtu si e rrëfien një stërnip i tij, udhës Launiurit, ku ai qellnej soldet e tasëve e katundit çë ai mbidh përpoq afër Sh’kostandinit një trup borbonësh çë ishin gatith të vijin Shën Palj, i çë piejtin pse Katundi ish aq i ljig. Saturi iu përgjegj e tha se vetëm një ish i ljig po nani ai s’mënd të bënej më gjë pse shënpaljotë i kishin vënë zjarr. E tha se ata u metanostin e u pruartin prapë.

Më vërtetë duket si e rrëfien Onorina Rosës Bramit: - Pas çë shënpaljotë dogjtin Ljixhin, borbonët i piejtin guardies, jati tatëmirit saj, pse ai nëk i burrarti. – Po çë mënd bënja u’ vetëm kundër ghithë katundit?.- Ata e kalltin në filjaqi tre muaj bashkë me të tjerët çë s’ dishin të rrëfiein kush kish kljën.

Atëherë franxhizët, çë ia bain fort Shënpaljotëvet, u nistin te digjin, po një herë arrivuar ka Sënd Roku e përpara figurës së shëjtit e Monpelierit, shëjti i ‘tyre, u metanostin (thuhet se edhe kueljt iu përgljunjtin!!!) e nëk e dogjtin më; shkuan tek çdo shpi tue mbjedhur çdo gjëin e iktin. E ashtu u salvua Katundi. Ja si ljeu festa Sënd Rokut në Prill!

Tue vën më re kësaj storje, mortja e Ljixhit (1867) e ataku i borbonëvet janë të ljidhur me storjen e risorgimendit ‘taljan: mend të jetë se ljixhin e paguajn borbonët pse e kishin ndihur Garibaldin më se të tjerët katunde për liberarnej ‘Taljen ka papa e ka franxhiztë.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?