Reperi dhe bashkëshortja e tij

Lyrical Son dhe Gresa prindër për herë të tretë, zbulojnë emrin e veçantë për djalin e tyre

3 Tetor 2023, 07:57| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 07:58

  • Share

Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa janë bërë prindër për herë të tretë.

Pas dy vajzave, ata kanë mirëpritur në jetë një djalë. Lajmin emocionues e ka njoftuar vetë çifti në rrjete sociale.

Ndërsa sot ata kanë zgjedhur të bëjnë publik edhe emrin e veçantë të djalit të tyre.

“Bebja jonë arriti më 27 shtator 2023. Një bebe e shëndoshë i quajtur Andre Arifi. Ne jemi përjetë të bekuar dhe me fat. Faleminderit Zotiti për këtë dhuratë të çmuar”, ka shkruar Gresa.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?