LVV-LDK mospajtime për qëndrimin amerikan? Anulohet mbledhja e qeverisë. Zëvendëskryeministri: Të hiqet taksa famoze

27 Shkurt 2020, 15:23| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 16:09

  • Share

Sipas mediave në Kosovë, mospajtimet për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe midis LVV dhe LDK kanë çaur në anulimin e mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, e paralajmëruar se do të zhvillohej në orën 16:00

Në njoftimin e lëshuar sot gjatë ditës për këtë mbledhje, LDK-së nuk ishte dërguar fare as rendi i ditës.

Sipas një njoftimi të orëve të fundit, mbledhja është shtyrë për nesër, 28 shkurt në orën 12:00.

Zyrtar të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa janë shprehur pro heqjes së taksës dhe vendosje të reciprocitetit vetën në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, nga LDK-ja kanë bërë thirrje që të hiqen vendimet të cilat pengojnë vazhdimin e dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë.

Sot, Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka shkruar se mos heqja e taksës dëmton raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Hoti thotë se përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamiken e negocimit.

“Qëndrim i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog", shton ai.

Hoti ka thënë se tarifa për mallrat dhe boshnjake është pengëse e pakapërcyershme për komunitetin ndërkombëtar, e se Kosova rrezikon të izolohet nëse nuk hiqet kjo masë.

Ndërkohë, qëndrim të pandryshueshëm vazhdon të mbajë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, të cilët pavarësisht presionit dhe kërkesës së Washingtonit nuk dëshirojnë ta heqin taksën.

Kurti ka thënë se taksa do të hiqet në momentin e parë që vendoset reciprociteti.

Megjithatë, ky qëndrim është në kundërshtim të plotë me kërkesat e Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell prerë ka kërkuar që të hiqet taksa pa u vendosur reciprociteti. Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?