Mbledhje e kryesisë së Kuvendit, Kosovë

Vetëvendosja kërkon konsensus politik për reformën në drejtësi në Kosovë

8 Korrik 2022, 16:18| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 16:23

  • Share

Lëvizja Vetëvendosje që është në pushtet në Kosovë kërkon konsensus politik për reformën në drejtësi.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti i mazhorancës, Armend Muja, tha se për çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë duhet pajtueshmëri politike.

“Ekziston një përkushtim i Lëvizjes Vetëvendosje që e ka shfaq në disa raste edhe kryeministri Kurti, e keni pa edhe vullnetin e mirë të kryetarit Konjufca, që sa i përket çështjeve që lidhen me drejtësinë është e rëndësishme që të kemi një konsensus kombëtar. Janë vendime të rëndësishme që shoqëria mendon që ka nevojë për reforma. Në anën tjetër ka droja, prioritete, por është edhe konsensusi edhe i partnerëve ndërkombëtar, por edhe shoqërisë që ka nevojë të punohet në këtë sektor me urgjencë”, tha ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se reforma në drejtësi është e domosdoshme në Kosovë, dhe qeveria “Kurti” do të diskutojë më të gjitha palët për hapat që duhen ndjekur.

Seanca e radhës plenare të mbahet me 14 korrik. Krahas Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, në seancën e radhës, do të shqyrtohet edhe Projektligji për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?