Lutje Mbretit,ja çfarë i kërkojnë
Zogut mbesa e Ismail Qemalit 

15 Korrik 2016, 08:23| Përditesimi:

  • Share
Një mbret mund të zgjidhë gjithçka. Tek ai mund të gjejnë shpëtim si miqtë ashtu edhe kundërshtarët e tij politik. Nga fundi i viteve’20 e deri në në mesin e viteve 30-të, mes korrespodencës së Ahmet Zogut gjejmë edhe këto lutje nga pupulli, por që nuk janë në fakt personazhe aq të panjohur.
Kemi zgjedhur 5 dokumente, të gjitha në formë lutje, përmes të cilave “hallexhinjtë” kërkonin zgjidhje tek mbreti Ahmet Zogu.
Dikush kërkon leje për të blerë një copë tokë, dikush lutet që ti falet dënimi i burgimit politik, dikush tjetër kërkon që mbreti të ndërhyjë për të ndihmuar një sipërmarrje biznesi. Një tjetër, mbesa e ismail Qemalit, lutet për mbijetesë, ndërsa një drejtuese jetimoreje në Shkodër, kërkon ndërhyrjen e mbretit që institucionit që ajo drejton ti kalojnë një shumë parash që i ishin akorduar nga qeveria, por  që ende nuk ia kishin paguar.
Më poshtë i sjellim të plota këto 5 dokumente.
Ad.Pe
 
 
 Dokumenti 1
Lutje
E të përultit Jani Stringës prej Vlonë për blerjen e nji copë trualli farë të vogël e ngjitun midis shtëpis së tij dhe depos krypore në Vlonë.
Naltmadhnis së Tij
Mbretit Sovran të Shqiptarëvet August
Zogut I.                       
Naltmadhni,
I nënëshkruari me përulje të plotë Jani Stringa prej Vlonë dhe tani banues në Tiranë merrë nderin ti parashtroj nënekemve të Naltmadhnis s’Uej këto.
Tue kujtue, Naltmadhni, për pronë të tij një copë trulli krejt të vogël me gjërësi nji metro dhe gjatësi dhetë, i ndodhun midis shtëpis së tij dhe depos krypore, ka bâ mbi atë nji shtesë godine.
Financa e Vlonës, pas tre mueji nga mbarimi i shtesës së godinës, ngrehu gjyq kundra të përultit, dhe, mbassi mori në mungesën e tij vendim gjyqi në disfavorin e tij kërkon tani me doemos ezekutimin e tij.
I përulti ma pastaj, mbassi e njofti dhe e pranoj për pronë shtetnore trullin në fjalë, u drejtua Ministris së Financës për shitjen e trullit të godinës në fjalë.
Ministri e Financës, mbassi kërkoj dhe mori informata nga nëpunësit koptetende në se nuk ndodhet nonji ndalim për shitje, në bazë t’atyne informatave refuzoj kërkesën e tij, me të cilën i lutesh për me dërgue nji komision të besueshëm me shpenzimet e tij për me caktue të drejtën dhe të vërtetën, se informatat e nëpunsave në fjalë bazohen vetëm në probalitet dhe në ipoteza dhe jo në realitet, tue paraqitun arshyna për ndalin shitje friken e djegjes së depos krypore dhe djegjes së krypës dhe vjedhjes së saje, probalitete, të cilat nuk i përshtaten as pak të drejtës dhe së vërtetës. Se depoja e krypës tue qenë godinë çimento armato (beton armé) dhe e lidhun me shtylla dhe trrare prej hekuri, nuk âsht e mundun me u djegë as pak, dhe krypa prap natyrisht nuk âsht e mundun me u djegë prej zjarrit, por edhe vjedhja e krypores gjëne nuk âsht e mundun krejt me u bâ, se në mbylljen e trullit nëfjalëm depoja âsht krejt dhe plotësisht e siguruemë, se nuk ka nga me vjedh njeri dot; dhe, në takoftë nonji e tillë vjedhje responsabl âsht i përulti, ose qeramaresi që ka me banue n’atë shtëpi.
Meqën pra se shëmbja e shtesës së godinës në fjalë i provokon të përultit nji dëm fort të math, nji katastrof të pa tregueshëm, dhe meqën se nuk ekziston as pak nonji shkak ndaluës për shitjen e trullit, tue mbështetun i përulti në mëshirën dhe bujarin e shpirtit Madheshtor të Naltmadhnis s’Uej, lutet nxehtësisht dhe me përulje me pasë mirësin me dhanë urdhnat Sovrane për shitjen e asaje copë trulli me vleftë t’aresyshme prej Financës dhe kështu të sigurohet banimi dhe jetesa e nji femije të plakut sinqerisht besnik, i cili si perulti vetë, ashtu dhe gjithe femija e tij ka me u lut Zotit me mish e me shpirtë për zgjanimin dhe fatëbardhësin e Naltmadhnis s’Uej.
Me shpresë pra se këjo lutja e të përultit krejt besnik ka me u marrë në konsiderasion të favorshem prej Naltmadhnis s’Uej e falnderon prej zëmërës që ma para dhe mbetet për gjith jetën mirënjotës.
Tiranë 13-VIII-1935
Me përulje dhe respekt
Jani Stringa
 
 
 
Dokumenti 2
 N. M.

E nënëshkruara, Belkis Vlora, mbesa e të ndjerit Ismail Qemal, vinj me anë të kësaj lutjeje të parashtronj hallin t’im dhe të kërkonj mëshirën e N. M. Suaj:
Deri më vjet kemi jetuar me ndihmën e të mjerit vllajt tonë, Reshid, nëpuns në Ministrinë Botore, por nga roga e të ndjerit neve nuk na bje nonjë pjesë pensioni, kështu që tani kam mbetur fare pa mështetje dhe pa nonjë ndihmë, sidomos që edhe çupa ime Nermin gjendet në klasë të gjashtë të Institutit Femnor, dhe spenzimet e saj shkollore dita ditës po shtohen dhe bahen mâ të randa.
Duke ditur mëshirën e lartë të N.M. Suaj lutem përulësisht të na shpëtoni nga nevoja materiale duke urdhnuarë të më lidhetë një pension jetik, që të munt të rronj dhe të mbarojë edhe bija ime studimet e saj.
Shërbëtorja e bindur e
N. M. Suaj
 
 
Dokumenti 3
 
N. M. T.  Z  I
Mbret i Shqipëtarëve
Tiranë
Augusti sovran po të denjojë të shtjerë syrin mëshiruës mbi bindjen e formueme në opinionin publik për që bashkëshorti im Sabri Qyteza ra viktima i çpifjevet Çekrezit kur ish anormal, plagët e mija dhe të vajzës vogël mjerueme shërohen me faljen e tij individualisht stop.
Me këtë falje do të pushojnë dhe lotët e mëmës shumë plakë të tij e cila po verbohet dhe po vdes e zhuritur sikundër pak dit më parë vdiq burri i saj me zemër të djegur tue qarë gjashtë muaj dit e natë për Sabrinë.
Shërbetoreja
Safie S. Qyteza
 
 
 
Dokumenti 4
FABRIKË SAPUNIT E PARFUMIT
VLLAZËN POGU
SHKODËR
Shkodër, me 13.X.1928
 
Nelt. Madhënisë Ti.
ZOGO  I.
Mbreti Shqyptarve.
Industria e Jonë e çilun në fidhimin e rregimit Nelt, madhnisë së Juej, e qi per ket pak koh, sot barabazohet ner majë te parat industrina Sapunit profumit e tjera të Balkanit, e qi mjerisht shkajku i pengimeve faret të paë themel të ministrisë së financavet teesh 5 muj Ja asht paralizue faret puna ku prej 38 puntorve të perparshem nuk punojn vetem 7 vetë.
Ky paralizim si sypri thame na asht bamun prej Ministris të Finanzavet tuj na u nalue UNDYRNAT qi janë apostafat per Sapuna me erna (tuj u klasifikue si vjemë i ngranshem) e cidha nuk asht fare e vertetë se ajò undyr asht sigurisht e paë ngranshme masì asht e nzierun prej bagtive e shtazve qi nuk i hahet as mishi e pastaj Ju sigurojm qi vetem nji kile asì undyret mundet me helmatisun spakut 20 njerz. (per skjarime qi a mundet me u hanger e nji herit ajò undyr a asht apostafat per Sapun) mundeni me e vertetue me kimikun e asaj P.T. Ministri osè ndoj njiri kopetemt mbij ket industrii).
Duhet ditun se Insdustria e Jonë tesh 2 vjet resht kaë punue vetem me atò soj undyrnash të importume po prej atyne Fabrikave (e perher mas urdhunit tuj na u prish me elmin me nermjet Mjekut të Bashkisë Vendit).
Ky pengim asht fare i kotë e shofim kjarta se vetem prej inadeve personale (tuj kenun se mas të pvetunave qi Ministria e Financavet i bani me at koh Dogans Shkoders se Fabrika Pogu a kaë prumun ndoj herë ksì undyrnash, ajò Ju pergjegj kjò asht e para her tuj kenun se Neve po nemjet njasaj doganë kemi prue maë se 1300 quintal per 2 vjet masì Sapunat me erna si i ban gjith bota e gjytetnume e Fabrika e jonë paë at soj undyret nuk kaë kursesì me u bamun.
Janë shum ankesa tjera qi kishim me mushun 10 ksì faqesh per pengime qi kemi të perditshme, por per sot vetem Lusim Nlt.M, e Jue tuj pvetun a kaë të drejtë shqiptari të punojn sapuna me erna dores I a por vetem francesi e tedeshku.
Kemi usdaj të plotë se N. M. Juej keni me dhanun urdhunat e duhuna asaj P. T. Ministri qi të na lirohen partinat e undyrnave e të fidhojm me punue siq perpara, e mos të na shterngojn kjò punë faret e paë themel me mshilun faret Fabriken e Jonë sot e sistemume moderne e cidha asht ndera e Mbretnisë Shqyptare.
Ky nalim punet Jò vetem qi tesh 5 muj kaë lanun paë pun maë se 31 punturë e por edhè na kaë shkrue keqas e damtue faret në kapital e skreditue me krejt klientit e jonë të Shqypnisë e të Jashmit e per në kjoft qi faj rin tu neve edhè per qja na kaë metun kapital e Fabrika krejt të shitet per Shtetin Shqyptarë, por kerkojm prej N.M. Juej qi edhè atò qi neve na damtune kshtù faret paë të dejtë të qortohen e mos ti perserisin ksì gabimesh faret kote industrinave shqyptare të cidhat ne ket pak koh kan fidhue me lemun, të cidhat tuj mos pasun ndimen e Shtetit demoralizohen me të shpejt e nji herit demoralizohen edhè atò qi kan nder mênd ta bajn ndoj industrii tij pamun pengime të perditshme industrinave ngrehuna.
Kemi qindrue tash saë koh pa Ju sjedh N.M. Juej obodhà mos tju besdisim masì nuk Ju perkasin Juve ktò trazime, por masì tesh na mbrini thika në asht e tuj e ditun se N. M. Juej Jeni perher ne favor të Industrinave kombetare e sidomos të atyne të Shkoders të cidhes nuk i kaë metun punë tjeter per posë ktyne pak industrinave.
Kjo ndodhje qyditë dhè Fabrikat e Jashtme të undyrnave si mundet me kenun qi vettem në Shqypnii bahet ky nalim e kerkund njeti.
Asht teper e zorshme të meret parasyshë qi Neve 5 Vllazen tesh thue trii vjet qi kemi sakrifikue krejt kapitalin dhè jeten mas saj industrii, e sot të shofim të mrinë me ardhun prep sapuna me erna prej së Jashtmit të punume me at materie qi Neve nuk kemi të drejtë ta punojm.
 
I Nderti Zotni.
TERENC TOÇI
TIRANË
Ket lutje e kemi bamun pak per ngut, e vetem kemi dashtun me Ju diftue ankesat qi kemi abodhà qi të dini Ju vetë mej reshtue si e lyp puna, e tuj e permersiue me fjale tjera qi të jenë nevoja e nji herit tuj hjekun per qja nuk lypset.
Keni me na bamun vetem nji kopje se at herë e shkrujmë Neve ktù në leter Intestato, por Ju lutemi fort te kqyrni me na shkrue mirë e të gjen kohen per telhaedhek. (Por na lypset saë maë shpejt se per Zotin jemi faret te damtuem saë nuk e keni besë).
Me nderime të veqanta Ju Falemi meshndet perher
Miqesisht
VLLAZËN POGU
(vula, firma)
 
 
 
Dokumenti 5
Tiranë me 8 Fruer 1930
Nalt-Madhënis s’ Tij Zog i I.
Mbretit Shqiptarvet
E nenshkruemja marrë guximin me dalë para Nalt-Madhënis s’Uej me shka vijon:
Si mbas urdhënit të Nalt-Madhënis s’Uej kemi pasë fatin e bardhë me pasë subvencjonin per msojtore të t’onë qi kena në Shkodër, tesh ma se tridhjet e dy vjetë (azili foshnjor) fr.ari 12.000 e keshtu kemi muejtë me u rregullue në gjenje jetësore e ekonomike; mirë po në ketë vjetë Ministrija e Arësimit na ka pague vetem 8.000 franka ari e nderi keto ditë kjemë te Ekselenca e Tij Abdurrahman Dibra (Ministri i Arësimit) e na njoftoj se, per arësye se s’ka fonde nuk âsht në gjendje me na pague shumen qi na metë pa pague, d.m.th. fr.ari 4.000. Per ketë shkak muerme lirin me trokllue në zemren bujare të Nalt-Madhënis s’Uej, qi me pasë mirësinë me urdhënue kompetencen qi me na akordue fondin në fjalë.
Tue besue se Nalt-Madhënija e Juej ka me marrë në konsideracjon lutjet t’ona të pervuejta, qyesh tash rrimë mirënjoftës e sherbëtoret e pervujta të Nalt-Madhënis s’Uej.
 
Drejtorja e Shkollës
Moter Bonfilja Zorba

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?