Lushnjë/ Vodhi një pikë karburanti nën kërcënimin e armës, arrestohet 31-vjeçari pas disa orësh ndjekje nga policia

7 Nëntor 2023, 19:03| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 19:12

  • Share

Lushnjë - Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një pikë karburanti, nën kërcënimin e armës.

31-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B., kishte hyrë i maskuar në pikën e karburantit më një armë gjahu duke kërcënuar punonjësit për t’i dorëzuar paratë.

Autori është vënë në pranga pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë, në kuadër të operacionit “How it ends”.

Blutë bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e gjahut që ka përdorur autori për të kryer vjedhjen, automjeti që kishte marrë me qira, veshjet që ka mbajtur gjatë vjedhjes, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.

Ndër të tjera, policia njofton se 31-vjeçari, ka precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.   

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?