Foto ilustruese

Lushnjë/ Vinin baste sportive online, pranga 22-vjeçarit, 4 në hetim

1 Shkurt, 12:11| Përditesimi: 1 Shkurt, 12:16

  • Share

LUSHNJË- Një 22-vjeçar dhe 4 persona të tjerë janë vënë në hetim në Lushnjë pasi u kapën duke vendosur baste sportive online.

Ata u kapën në 2 lokale në lagjen “Loni Dhamo”, teksa vinin baste sportive, me celularët e tyre që u sekuestruan si provë materiale.

Në pranga ka rënë Eraldo Gorovelli, 22 vjeç, dhe u vënë në hetim Gentian Caushi, 46 vjeç, Amarildo Xhindoli, 44 vjeç, Xhorxhi Mane, 28 vjeç, dhe një 16-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?