Lushnje/ Publikonte video intime të së miturës në rrjete sociale, vihet në pranga 19-vjeçari

9 Prill, 16:05| Përditesimi: 9 Prill, 16:18

  • Share

Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje pasi publikonte në rrjete sociale video intime të një 14-vjeçareje.

H.Ç., u vu në pranga pas denoncimit nga e ëma e së miturës. 40-vjeçarja kallëzoi në Komisariatin e Lushnjes se një video e vajzës së saj 14-vjeçare ishte publikuar në rrjete sociale prej një shtetasi.

Policia bëri të mundur ta identifikimin e 19-vjeçarit dhe vënien e tij në pranga.

'Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.', thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u sekuestrua dhe celulari i tij. Ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.  

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?