Lushnje/ Po shkonte të mbushte ujë, fuoristrada përplas rëndë 60-vjeçaren (VIDEO+Emri)

16 Shkurt 2020, 10:24| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 11:53

  • Share

LUSHNJË - Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor 'Pushimi Shoferit - Divjakë'. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë një 60-vjeçare e cila po kalonte rrugën.

Ka qenë një fuorsitradë tip 'Nisan' me targa AA 473 JC që ka përplasur gruan pranë fshatit Mertish. E plagosura është Liri Ndoni e cila është dërguar me urgjencë në spital.

Thuhet se e moshuara po tentonte të kalonte rrugën për të mbushur ujë në momentin që e ka përplasur makina.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?