Lushnjë/ Po qarkullonte me shpejtësi të lartë, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

21 Mars, 21:25| Përditesimi: 21 Mars, 21:50

  • Share

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë. 

Një automjet me targa AA 976 JB tip “lancia” ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme. 

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin përbri autostradës.

Në spitalin e Lushnjës ka përfunduar drejtuesi i mjetit, i cili është nën kujdesin e mjekëve. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje për dokumentimin e ngjarjes. 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?