Makina përplas motorin në Lushnje, humbin jetën 2 të rinj! Në mars, 11 viktima nga aksidentet rrugore (VIDEO)

8 Mars 2021, 15:52| Përditesimi: 8 Mars 2021, 17:28

  • Share

LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lushnjë-Divjakë, ku 2 persona kanë gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në vendin e quajtur 'Ura e Gradishtës', ku një makinë është përplasur me një motor, duke i marre jetën 2 personave. Viktimat janë Justin Baba dhe Igli Çuni, 22-vjeç,  drejtuesi i motorit dhe pasagjeri.

"Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur "Ura e Gradishtës", shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me motomjetin tip "Lifan". Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Marsi ka rezultuar fatal, ku si pasojë e aksidenteve rrugore gjatë këtij muaji kanë humbur jetën 11 persona. Kujtojmë që vetëm 2 ditë më parë, humbën jetën 3 persona nga përplasja e dy mjeteve kokë më kokë në vendin e njohur si by pass i Rrogozhinës.

1615220797_aksidenti.jpg

Makina dhe motori i aksidentuar

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshatarja vlonjate: 08/03/2021 20:57

    U shojtënë shqiptarët. Çdo ditë nga 10 vetë “ikin për të kullotur dimër e behar”

    Përgjigju
  • boli: 08/03/2021 20:16

    JANE RRUGET E BUKURA QE NA KANE BERE KETA POLITIKANE PISA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?