Lushnjë, përfshihet nga flakët një punishte e përpunimit të drurit (VIDEO)

12 Korrik 2020, 07:49| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 08:36

  • Share

LUSHNJE- Një punishte e përpunimit të drurit është përfshirë nga flakët në Lushnjë. Zjarri ra rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan tre zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe forcat e policisë, të cilat po hetojnë për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Në punishte jane djegur arka druri, të cilat përgatiteshin për ambalazhimin e perimeve.

Zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?