Dozat e sekuestruara

Lushnje, një konflikt me sende të forta u parandalua ditë e djeshme ku u plagos një 29-vjeçar, arrestohet një prej autorëve

6 Prill, 12:53| Përditesimi: 6 Prill, 13:19

  • Share

LUSHNJE - Një konflikt mes disa personash është parandaluar nga policia ditën e djeshme. D.S., 29 vjeç u plagos lehtë me mjet prerës dhe dëmtime patën shtetasit B.B., 28 vjeç dhe F.S., 19 vjeç. Policia ndërhyri në kohë dhe mundi të kap 1 prej autorëve të konfliktit.

Në flagrancë u kap A.H., 38 vjeç banues në Lushnje. Ky shtetas përveç se ishte një nga autorët e konfliktit edhe kishte thyer masën e arrestit në shtëpi të vendosur më herët nga Gjykata e Gjirokastrës.

'Pas një konflikti të ndodhur ditën e djeshme, në Lushnjë, ku mbeti i plagosur lehtë me mjet prerës shtetasi D. S., 29 vjeç, dhe patën dëmtime të lehta shtetasit B. B., 28 vjeç dhe F. S., 19 vjeç, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit Lushnjë, parandalohet një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda, dhe bëhet e mundur kapja e 2 prej autorëve të këtij konflikti.', thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, gjatë kontrollit fizik 38-vjeçarit iu gjetën 21 doza të dyshuara lënde narkotike kanabis, të cilat dyshohet se do t’i shiste pranë shkollave dhe ambienteve të ndryshme.  

Ndërkohë nisi procedimi në gjendje të lirë për E.M., 39 vjeç pasi dyshohet se ishte autori i konfliktit. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë, të dyshuar për plagosjen e 29-vjeçarit, konkretisht J.S., 44 vjeç dhe M.S., 36 vjeç, të dy banues në Karbunarë të Lushnjes.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?