Digjet banesa në fshatin Bubullimë të Lushnjës, ndërron jetë 82-vjeçari! Shpëton bashkëshortja e tij

14 Dhjetor 2023, 07:34| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 13:42

  • Share

LUSHNJË- Flakët e zjarrit përpinë shtëpinë me dërrasa, ku jetonin të vetmuar e në mjerim Koli dhe Kristina Koçi.

Çatia me dërrasa është djegur dhe trarët kanë zënë poshtë 82-vjecarin, i cili ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorten e tij arritën ta shpëtojnë fqinjët.

Ngjarja e rëndë u shënua në orën 3:40 në fshatin Bubullimë të Lushnjes.

Fqinjët tregojnë se çifti i moshuar nuk kishte fëmijë. Ata jetonin të vetëm dhe në gjendje të vështirë ekonomike.

Sipas fqinjëve zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike, por këtë hipotezë e hedh poshte shefi i zjarrfikëses, i cili tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga soba e druve, që të moshuarit e kishin lënë ndezur për tu ngrohur gjatë natës.

Shkaqet e zjarrit pritet të përcaktohen nga grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë i 82-vjecarit Koli Koçi u transportua në morg. E shoqja, Kristina Koçi ndodhet në spital, me plagë djegie por jashtë rrezikut për jetën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?