Lushnjë/ ‘Benzi’ përplaset me automjetin e tonazhit të rëndë, transportohen në spital 13-vjeçari dhe e ëma (VIDEO)

7 Mars, 19:45| Përditesimi: 7 Mars, 20:04

  • Share

Lushnjë - Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje - Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë, ku një automjet tip "Benz"  ka goditur nga mbrapa një automjet të tonazhit të rëndë (kamion), tip “Man”.

Nga përplasja janë lënduar pasagjerët e “Benzit”, një 13-vjeçar dhe e ëma, e identifikuar me inicialet L.K., 58 vjeçe, të cilët janë transportuar në spitalin e Lushnjës.

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip "Benz", shtetasja L. K., 58 vjeçe dhe një shtetas i mitur, 13 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.

Policia ndodhet në vendngjarje duke disiplinuar trafikun dhe po kryen veprimet proceduriale.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?