Lushnje, bashkiakët dhurojnë
gjak për fëmijët talasemikë

8 Tetor 2013, 12:57| Përditesimi:

  • Share
LUSHNJE - "Dhuroni gjak për të shpëtuar jetë!"-  Kjo ka qënë nisma e përqafuar nga punonjësit e bashkisë së Lushnjes dhe e shoqatës së dhuruesve vullnetarë të gjakut të Shqipërisë në ndihmë të talasemikëve në rrethin e Lushnjes.
 
Në bashkëpunim dhe me shoqërinë civile, aktivitetet në Lushnje nisën me një parakalim simbolik në rrugët e qytetit të nxënësve dhe vullnetarëve të Kryqit të kuq me flakë në duar.
 
Ata u ndalën në sheshin para bashkisë, ku ia dhuruan një vajze talasemike, e cila se bashku me kreun e bashkisë Fatos Tushe, ndezën flakën para bashkisë.
 
“Ne bashkohemi për të shpëtuar jetë që edhe fëmijët talasemikë të jetojnë normalisht jetën e tyre,” - tha ndër të tjera Tushe.

Në ceremoni përshëndetën dhe përfaqësues të fëmijëve talasemikë, kryetari i Shoqatës së Dhuruesve të Gjakut në Shqipëri dhe mjekë promotorë të këtij aktiviteti.
 
Më pas, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, i pari që është bërë dhurues gjaku, ka qënë kryebashkiaku Tushe dhe një pjesë e mirë e administratës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?