Foto ilustruese

Lushnjë/ Arrestohet 21-vjeçari, vodhi banesën e një të moshuare dhe tentoi të vjedhë 3 shtëpi të tjera

24 Mars, 12:56| Përditesimi: 24 Mars, 20:08

  • Share

LUSHNJË – Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë edhe 3 banesa të tjera.

I riu me inicialet A.Ç. u arrestua në flagrancë teksa tentoi të vidhte banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.

21-vjeçari me banim në Kamëz vodhi produkte ushqimore në banesën e të moshuarës gjatë muajit mars të këtij viti, si dhe tentoi të vjedhë në 2 banesat e tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë, informoi sot policia e cila materialet procedurale ia kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?