Lushnjë/ Fuoristrada përplas të moshuarin teksa kalonte rrugën, ndërron jetë pas disa orësh 87-vjeçari

7 Nëntor 2023, 17:57| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 22:08

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rotondon e Savrës në Lushnjë.

Një automjet tip fuoristradë me targa “AA 048 GU” ka përplasur një këmbësor 87-vjeçar, i cili nuk arriti t'u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë disa orë pas aksidentit.

Report Tv mëson se 87-vjeçari i identifikuar si Avdyl Çullhaj, po kalonte rrugën me një tufë dru për zjarr, që po i mbante në shpinë.

Blutë njoftojnë se shoferi 38-vjeçar i identifikuar me inicialet O.F. është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

 

Ora 21:57
Lushnjë/ U përplas nga makina teksa kalonte rrugën, ndërron jetë pas disa orësh këmbësori

 1699452893_Screenshot1.jpg

Ka ndërruar jetë 87-vjeçari i cili u përplas nga një automjet tip fuoristradë në Savër të Lushnjës.

Mësohet se Avdyl Çullhaj, nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?