Lushnjë, aksident me vdekje në Karbunarë, makina përplas 65-vjeçarin që ecte me biçikletë (VIDEO)

13 Prill 2023, 12:42| Përditesimi: 13 Prill 2023, 13:00

  • Share

Një aksident me vdekje është regjistruar pak minuta më parë në Lushnjë, ku një mjet tip Benz ka përplasur një të moshuar me biçikletë. Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, Agim Bali përplasi 65-vje­çarin i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa Bali u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ky aks i vjetër rrugor përdoret vetëm nga fermerët e zonës si dhe banoret e fshatit Stan, Kambanarë dhe Kashtbardhë, pasi shumica e drejtuesve përdorin rrugën e re nacionale Lushnjë-Berat qe i anashkalon këto zona të banuara.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • like: 14/04/2023 12:28

    Ngushellime familjes. Keto qelbesira qe bejne aksidente dhe vrasin njerez te pafajshem duhet te mbyllen ne burg qe ta kuptojne cfare do te thote jeta, qe eshte e shteenjte. Po kur nuk ka shtet keto jashteqitje shetisin si te duan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?