Foto ilustruese

Lushnje, 4 nxënëse të një gjimnazi ngacmohen seksualisht afër shkollës, arrestohet 37 vjeçari

15 Nëntor 2023, 14:20| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 14:26

  • Share

Lushnje -  Një 37 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht 4 vajza  brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në Lushnje.

Arrestimi u krye pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Në pranga ra autori i dyshuar, B. B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale "Ngacmimi seksual" informoi sot policia.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?