Andriy Lunin i pret penalltinë Kovacic

Lunin, heroi i Real Madrid në 'Etihad'! Portieri i hap telashe Ancelottit

18 Prill, 22:09| Përditesimi: 18 Prill, 22:10

  • Share

"Unë jam njeriu më i lumtur në botë". Kjo ishte deklarata e Andriy Lunin pas fitores së Real Madridit ndaj Manchester Cityt dhe këto shpjegojnë më së miri ndjesitë e portierit ukrainas, i cili ishte protagonist absolut i ndeshjes në 'Etihad'.

Dy pritjet e tij në gjuajtjen e penalltive ishin vendimtare për skuadrën e Carlo Ancelottit për t'u kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions, duke eliminuar kampionët në fuqi të turneut.

25-vjeçari po jeton një ëndërr dhe tani nuk i trembet as rikthimit të Thibaut Courtois, i cili mund të jetë gati për ndeshjet kundër Bayern Munich. Dhe të mendosh se në fillim të sezonit Lunin nuk zinte një vend të spikatur në hierarkitë e gardianëve.

Pas dëmtimit të belgut, Reali bleu Kepa nga Chelsea për ta zëvendësuar dhe spanjolli u përfshi menjëherë mes titullarëve. Dukej sikur do të ishte një sezon tjetër i jetuar në hije, por në vitin 2024 performanca e ish-lojtarit të Dnipro dhe Zorya u rrit në mënyrë të përkryer.

Ai pranoi vetëm 10 gola në 17 ndeshjet e tij të fundit në ligë dhe dje mbërriti konfirmimi për një djalë që kishte mbërritur në kryeqytetin spanjoll jo me etiketën e "fenomenit".

Gjërat nuk shkuan mirë menjëherë, pas huazimeve te Leganes (2018-2019), Valladolid (2019-fillim 2020) dhe Oviedo (nga janari deri në korrik 2020), ai nuk u zhvendos më nga kompania mëmë, por kishte grumbulluar vetëm 17 ndeshje ( 12 sezonin e kaluar), krahasuar me 27 në sezonin aktual.

Skena mes Kepës dhe Luninit, e kapur nga kamerat televizive para goditjes së penalltive, flet shumë për raportin mes të dyve. Portieri i kombëtares spanjolle i pëshpëriti diçka në vesh shokut të tij, ndoshta një sugjerim për të shpëtuar penalltinë nga Bernardo Silva, i cili goditi në qendër ashtu siç kishte bërë (me atë rast duke shënuar) kundër Kepës në vitin 2019, në finalen e Carabao Cup.

Në fund ai falenderoi bashkëlojtarët për angazhimin për të mbrojtur rezultatin për 120 minuta, por kampion i vërtetë këtë herë ishte vetë ai.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?