Lundroi brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 200 mijë lekë drejtuesi! I bllokohet mjeti

26 Korrik 2023, 15:38| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 15:42

  • Share

KSAMIL- Një tjetër rast kur mjetet lundruese rrezikojnë jetën e pushuesve është evidentuar në Ksamil. Drejtuesi i një mjeti lundrues është gjobitur me 200 mijë lekë pasi ka qenë duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë ujore duke rrezikuar jetën e pushuesve në Ksamil.

Po ashtu, policia ka bllokuar edhe mjetin lundrues të shtetasit S. Sh.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?