Lumi Ishëm 'pushtohet' nga mbeturinat dhe kimikatet (VIDEO)

15 Janar 2020, 15:54| Përditesimi: 15 Janar 2020, 16:04

  • Share

TIRANE- Mbeturina kudo në pemë, në shkurre dhe në ujë, kjo është panorama që ka lënë pas përmbytja e shkaktuar nga dalja e lumit Ishëm nga shtrati më 22 dhjetor të vitit që lamë pas. Përmbytjet krahas dëmeve në tokat bujqësore kanë nxjerrë në pah dhe një problematike tjetër, fenomeni i hedhjes së mbeturinave në lumenj.

Me mijëra tonelata mbetjesh plastike e të çfarëdo lloj të plehrave të tjera kanë mbetur të varura në pemët e shkurret e lumit Ishëm e Tërkuz.

Ky fenomen shqetësues vijon pas çdo përmbytje, ndërkohë edhe pse është thënë nga institucionet që do ndërtohej një depurator dhe një kolektor mbeturinash për të pastruar mbetjet plastike sërish pamjet tregojnë që asnjë masë nuk është marrë.

Këto mbeturina hidhen në lumë përgjatë territorit që ai përshkon duke nisur nga Tirana, Kamza, Rinasi. Mbetjet që arrin t'i marrë rrjedha përfundojnë në det.

Janë vetë banorët apo edhe bizneset të shumta të cilat hedhin mbetjet në lumin Ishëm duke e kthyer këtë lumë ndër më të ndoturit në vend.

Një problematikë tjetër është dhe ndotja nga kimikate të dëmshme që derdhën nga fasoneri që përdorin lëkurën në zonën e Kasharit duke sjellë edhe zhdukjen e gjallesave ujore në këtë lumë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?