Fier/ Lumi Gjanica ndotet sërish nga derdhja e naftës bruto (VIDEO)

5 Mars, 13:30| Përditesimi: 5 Mars, 14:17

  • Share

FIER- Ujërat e Lumit Gjanica janë ndotur sërish nga derdhja e mbetjeve të naftës bruto të cilat kanë dalë në sipërfaqe si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Kjo situatë ka nxjerrë në terren inspektorët e mjedisit për të verifikuar nga afër pikat e ndotjes dhe shakatarët e kësaj situate alarmante.

Sipas kreut të agjencisë rajonale të mjedisit, Denis Vogli, dyshohet se ndotja mund të jetë shkaktuar nga mbetjet e historike të naftës së kompanive nafte nxjerrëse.

Lajmi në përditësim...

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?