Premier League në Angli nisi sot javën e 36-të të ndeshjeve në futboll. Me fillim nga 13:30, Leeds United barazoi 2-2 me Newcastle në një ndeshje të luftuar, me grintë, karton të kuq dhe katër gola. Në 16:00 u zhvilluan disa ndeshje të tjera, ku bie në sy fitorja 2-0 e Manchester United kundër Wolves, apo humbja 2-1 e Tottenham kundër Aston Villas. Në Londër, Chelsea barazoi 2-2 me Nottingham Forest. Me humbjen 0-2 kundër Fulham, Southampton bie nga Premier League dhe sezonin e ri do luajë një ligë më poshtë.
Në "Elland Road" në Leeds, vendasit e Allardyce barazuan 2-2 me Newcastle, me trajnerin vendas që debutoi me një pikë në stolin e Leeds United që kërkon mbijetesën. Ndeshja filloi me golin e vendasve në minutën e 7-të. Ishte Ayling që zhbllokoi duelin, teksa Bamford për Leeds humbi penalltinë në të 28 minutë. Uilson në minutën e 31 barazoi ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 69 minutë ishte Uilson që po me 11 metërsh kaloi në avantazh Newcastle, teksa Kristensen 10 minuta më vonë vendosi ekuilibrat. Firpo në shtesën e parë të ndeshjes la Leeds me dhjetë futbollistë. Leeds me 31 pikë mban vendin e tretë nga fundi, vetëm një pikë nga zona e mbijetesës. Newcastle me 66 pikë mban vendin e tretë.
Manchester United fitoi 2-0 me Wolves në "Old Trafford". Për javën e 36-të në Premier Leaguen e futbollit, djemtë e ten Haag iu falën nga një goli në secilën pjesë. Ishte Martial që pas asistit të Antony zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, ndërsa Garnacho në 90+4 dërgoi shifrat në 2-0. Me këtë sukses, United shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e katërt, aq pikë sa ka edhe Newcastle që mban pozitën e tretë. Pas dy humbjeve, United rikthehet te fitorja. Nga ana tjetër, "Ujqërit" me 40 pikë mbeten në vendin e 13-të.
Chelsea barazoi 2-2 me Nottingham Forest për javën e 36-të në Premier League. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Auoniyi në minutën e 13-të të ndeshjes, teksa në pjesën e dytë Sterling përmbysi përkohësisht rezultatin, duke i dhënë avantazhin djemve të Lampard në minutat 51 dhe 58. Kur dukej se Chelsea do merrte tri pikët, sërish Auoniyi shënoi për Forest dhe barazoi për 2-2. Me 43 pikë, Chelsea mbetet në vendin e 11-të, ndërsa Nottingham me 34 pikë mbetet në vendin e 16-të.
Premier League - java 36-të:
13:30
Leeds United 2-2 Newcastle
16:00
Aston Villa 2-1Tottenham
Chelsea 2-2 Nottingham
Crystal Palace 2-0 Bournemouth
Man. United 2-0 Wolves
Southampton 0-2 Fulham
Renditja:
Chelsea barazoi 2-2 me Nottingham Forest për javën e 36-të në Premier League. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Auoniyi në minutën e 13-të të ndeshjes, teksa në pjesën e dytë Sterling përmbysi përkohësisht rezultatin, duke i dhënë avantazhin djemve të Lampard në minutat 51 dhe 58. Kur dukej se Chelsea do merrte tri pikët, sërish Auoniyi shënoi për Forest dhe barazoi për 2-2. Me 43 pikë, Chelsea mbetet në vendin e 11-të, ndërsa Nottingham me 34 pikë mbetet në vendin e 16-të.
Manchester United fitoi 2-0 me Wolves në "Old Trafford". Për javën e 36-të në Premier Leaguen e futbollit, djemtë e ten Haag iu falën nga një goli në secilën pjesë. Ishte Martial që pas asistit të Antony zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, ndërsa Garnacho në 90+4 dërgoi shifrat në 2-0. Me këtë sukses, United shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e katërt, aq pikë sa ka edhe Newcastle që mban pozitën e tretë. Pas dy humbjeve, United rikthehet te fitorja. Nga ana tjetër, "Ujqërit" me 40 pikë mbeten në vendin e 13-të.
Leeds United dhe Newcastle barazuan 2-2 për javën e 36-të në Premier League. Në fundin e ndeshjes ka ndodhur edhe një incident jo i këndshëm në fushë. Një tifoz ia doli të kalojë sigurinë, të futet në tapetin e gjelbër dhe të shtyjë trajnerin e miqve Eddie Howe, në pankinë. Menjëherë ka ndërhyrë siguria dhe stafi i Newcastle, me situatën që ka kaluar pa probleme.