Lumani: Në Reç zoti president, jo në Spaç!

5 Korrik 2019, 12:29| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 12:31

  • Share

Ilir Metës duket se i është bërë psikologjike kjo puna e burgosjes.

Ka disa herë, që nëpërmjet zëdhënësit të vet, apo vetë atij, Ilir Meta përmend me ironi arrestimin.

Dhe nuk bën keq në fakt, pasi duhet ta përgatisë veten me idenë që një ditë edhe mund të arrestohet.

Ndodh apo jo pastaj, ky është një tjetër muhabet.

Vetëm se, mirë do të bënte ta shmangte përmendjen e Spaçit.

Nuk ka pse bën viktimën, sikur ai është një i përndjekur politik dhe do ta arrestojnë si kundërshtar politik.

Ilir Meta, ashtu si Fatos Nano e Sali Berisha para tij, apo Lulzim Basha e këta socialistët e sotëm, kanë vjedhur këto tre dekada jo vetëm Shqipërinë, por edhe shpresën se ky vend mund të bëhet.

Ata janë kthyer në “sheikë” të këtij vendi, ndërkohë që miliona shqiptarë janë larguar rrugëve të botës, për t’i shpëtuar varfërisë dhe mizerjes së këtij vendi.

Kush më shumë e kush më pak prej tyre, këto tre dekada kanë falur toka e koncensione shtetërore, për të mbushur xhepat e tyre, kanë shkatërruar konceptin e shtetit, duke stimuluar anti-shtetin, kanë futur në gjak shqiptarët me çorbën e pronave e kanë vrarë mijëra njerëz me ’97-n, kanë hashashizuar Shqipërinë, duke e kthyer në një Kolumbi europiane e kanë bërë pazare e shqyer këtë vend, si askush tjetër para tyre, kanë vjedhur aq shumë, sa sot nuk numërojnë dot milionat e eurove e nuk i dinë as ku i kanë e as sa kanë, e kalojnë jetën nga hotelet luksoze të Vjenës, tek vilat gjigande në Gjirin e Lalzit.

Ndaj nuk kanë pse ta kenë frikë burgun, pasi kanë bërë aq gjëma, sa Shqipëria do të dojë dekada të tëra ta marrë veten.

Kuptohet, vetëm nëse çlirohet nga këta që e kanë kapur për gryke dhe nuk duan ta lëshojnë pa ia marrë edhe atë pak “shpirt” që i ka mbetur.

Por, zoti president, vetëm Spaçin mos e përmendni!

Aty shkonin ose të përndjekurit politikë, ose të dënuarit ordinerë.

Ju (jo vetëm ju personalisht) e keni vendin në Reç!

Aty ku shkojnë kriminelët profesionistë, sepse të tillë jeni!

Komento

Komente

  • O tej: 06/07/2019 16:46

    Ne burg me burgaxjinjte e tjere qe te marin pak relaks e tu lirohet pak zorre e trashe

    Përgjigju
  • Tir: 05/07/2019 12:52

    Do u behej nder te futeshin ne nje burg te ri , si ai ne Rec. Jo o jo ne burgun me te pa rikinstrukuruar qe ka vendi, aty e meritojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?