VIDEO/ 'Komploti' bën bashkë Lulzim Bashën dhe Ben Blushin

16 Nëntor 2023, 13:40| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 13:46

  • Share

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve. Në mesin e takimeve dhe vizitave në stendat e panairit, dallon ajo me shkrimtarin Ben Blushi.

Kryedemokrati ka zgjedhur që të blejë librin e ri të Blushit, ‘Komplot’, ndërsa kanë pasur edhe një shtrëngim duarsh.

Basha ishte i shoqëruar nga deputetja Flutura Açka dhe drejtuesi i këshillit Euroatlantik në PD, Preç Zogaj, njëherazi të dy edhe shkrimtarë.

Panairi i Librit do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • MINUSHE: 16/11/2023 14:11

    ka lexuar ndonje liber BASHA..KA NJE FJALOR ME 10 FJALE GJITHSEJ qe i perserit e perserit :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?