Lulzim Basha, në komunikim online me qytetarët: 25 prilli ditë ndryshimi, largojmë Edi Ramën

11 Mars 2021, 11:26| Përditesimi: 11 Mars 2021, 12:38

  • Share

Përmes një komunikimi online me qytetarët, kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur sot se 25 prilli është një ditë e madhe ndryshimi pasi largohet Edi Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në “Facebook”, Basha thotë se qytetarët shqiptarë duhet të bëhen bashkë për të larguar kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.

 “Fillimisht do t’i paraqes jo më shumë se dy mandate për një kryeministër. Sigurisht ka edhe fusha të tjera ku duhet të fokusohemi, ajo për arsimin e lartë, ndihma ekonomike, anulimi i koncesioneve, si edhe paketa jonë fiskale do të bëjë të mundur çlirimin e ekonomisë nga monopolet”, tha Basha.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?