Lulzim Basha me Robert Benjamin, drejtorii për Europën Qendrore dhe Lindore të NDI

Lulzim Basha 'mesazh Berishës' nga SHBA: Sulmet e politikës ndaj SPAK të papranueshme

5 Dhjetor 2023, 14:27| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 18:30

  • Share

Nga SHBA ku ndodhet për vizitë, Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar aksionin e deputetëve të Berishës dhe Bardhit me skenar kaosi në Kuvend teksa pjesë e këtij skenari është edhe një person subjekt i SPAK që është ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha në takimin me Robert Benjamin drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të “Institutit Demokratik Amerikan” (NDI) i quajti të papranueshme sulmet e politikës ndaj sistemit të drejtësisë, veçanërisht ndaj SPAK kur vijnë nga subjekte që i ka në hetim apo tendencën për të politizuar SPAK përmes tentativës për të përvetësuar punën e tij nga aktorë politikë.

“Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme janë prioritetet e PD-së.”

Basha ka shpalosur nismat e PD-së që janë, tashmë, në Kuvend, si vetting-u i politikanëve, përmes të cilit synohet pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit, listat e hapura, ku deputetët zgjidhen drejtpërdrejt me votën e qytetarëve, organizimin në një zonë zgjedhore, që krijon barazinë e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme dhe mundësimin e votës se diasporës.

Basha ka bërë të ditur se për këto nisma është konsultuar paraprakisht me qytetarët dhe kanë një mbështetje maksimale. Tashmë, pritet vota e deputetëve për t’u shndërruar në detyrime ligjore.

Basha foli dhe për vëmendjen e veçantë që PD-ja po i kushtohet përfshirjes së sa më shumë grave dhe të rinjve gjatë procesit të riorganizimit të Partisë Demokratike dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë, koalicioni që do të kthejë shpresën e shqiptarëve, për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët.

Basha ka shprehur bindjen se me ndihmën e SHBA dhe partnerëve të tjerë, Shqipëria do të arrijë të rikthejë vlerat demokratike.

Në këtë takim Basha ishte i shoqëruar nga nënkryetarja Oriola Pampuri, sekretari për burimet njerëzore dhe koordinimin digjital, Endri Hasa, dhe sekretarët per çështjet ligjore dhe zgjedhore, Indit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Ora 18:18
Basha takim me ish-zëvendës Presidentin Mike Pence: Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar ish-zëvendës presidentin e SHBA-ve, Mike Pence. Basha shkruan se ishte kënaqësi të bisedonte me Pence dhe shton se me ndihmën e mbështetjen e SHBA-së do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë.

‘I ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat, ishte sot ish-zëvendës Presidenti i SHBA-së Mike Pence. Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar. Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t'ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej.’- shkruan Basha.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 05/12/2023 15:22

    Sa njeri te te rendesishem pska takuar Basha ????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?