Lulzim Basha dhe Evi Kokalari

Basha kallëzoi Kokalarin për shpifje por s'paraqitet në seancë, Gjykata pushon çështjen! U akuzua se 'shkëmbeu' Berishën me dosjen 'Muzin'

16 Shkurt 2022, 14:14| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 17:43

  • Share

Mbështetësja shqiptaro-amerikane e Sali Berishës, Evi Kokalari i kishte shumë të forta akuzuat ndaj kreu të PD Lulzim Basha kur deklaronte se ai e ka "shitur" ish-kryeministrin për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus.

Për këto akuza Basha e paditi në gjykatë për shpifje por nuk u paraqit në seancë as ai dhe as avokti i tij mbrojtjës.  Kjo bërë që Gjykata të pushojë çështjen.

Kokalari e ka hedhur akuzën ndaj Bashës në një nga "Foltoret" e Sali Berishës, i cili mesa duket me përjashtimin e tij po përdorë çdo kartë të mundshme kundër "birit të tij politik" që e largoi nga grupi i partisë që i vetë themeloi në vitet '90. Kokalari konfirmoi kështu një tjetër akuzë që më pas shpesh herë është artikuluar në drejtim të kryedemokratit edhe nga ana e vetë ish0Kryeminitrit. 

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata. Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Vendimi i Gjykatës

Vendimi i Gjykatës

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?