Lulzim Basha

Lulzim Basha dhe kompleksi i kukullës

30 Tetor 2020, 19:32| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 19:33

  • Share

Lulzim Basha ka një dhe vetëm një fjalë, për të gjithë ata që sulmon këto kohë. I quan “kukulla të Edi Ramës”. Tre ditë më parë, Kryetari i Partisë Demokratike sulmmoi nga faqja e parë e gazetës së tij “RD”, katër ish deputetë të kësaj partie, duke i quajtur Myslim Murrizin, Jozefina Topallin, Rudina Hajdarin dhe Astrit Patozin me gërma gjigande “Kukulla të Edi Ramës”.

Sot ka vazhduar e njëjta histori. Tek lëshonte aku zat e radhës kundër qeverisë, Basha ka thënë se Rama dhe kukullat e tij nuk mund të vendosin për jetën e shqiptarëve. Po nga i buron Lulzim Bashës ky kompleks, që e shtyn t’i quajë të gjithë ata që dëshiron të sulmojë, si kukulla të Edi Ramës? Eshtë e thjeshtë: buron nga historia e vetë kryetarit të PD-së.

Rrugëtimi i tij në politik është ai i një kukulle të emëruar nëpër institucione, sipas oreksit të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Filloi me afrimin në KOP-in e famshëm si shoku i ngushtë i Argitës, vazhdoi me emërimin në Ministrinë e Transporteve, atje ku kukulla e Sali Berishës shkaktoi gropën e madhe financiare për të cilën më pas kërkonte shpëtim në parkingjet e TEG – siç thotë Myslym Murrizi”. Më tej, kukulla e Sali Berishës u emërua Ministër i Brendshëm, aty ku la pas katër të vr arë në bulevard dhe në fund, pas dorëheqjes nga partia, Sali Berisha e emëroi Lulzimin kryetar të Partisë Demokratike, në kurriz të të preferuarit të demokratëve, Sokol Olldashit. Eshtë pra ky kompleks i të qënit një produkt tipik argëtues për duart e Sali Berishës, që e shtyn Lulzimin të quajë kukull këdo që dëshiron të su lmojë politikisht.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?