Inxh. Luljeta Bozo

Luljeta Bozo përballë komunistëve blu

20 Mars 2021, 15:46| Përditesimi: 20 Mars 2021, 15:50

  • Share

Teksa vëreja sulmet e ish-komunistëve të konvertuar në anti-komunistë të dhunshëm kundër Inxh. Luljeta Bozo, mu kujtua një pasazh rreth gjykimit që Gjenerali rus Akromev kishte mbi këtë specie të mjerë politike.

Gjenerali Akromev ka qenë Marshall i Bashkimit Sovjetik dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së BS.
Në një letër para se t’i jepte fund jetës, shkruante: “Nuk mund të jetoj tek shoh Atdheun tim qe shuhet, tek shoh që shkatërrohet gjithçka që i jepte kuptim jetës time.”
Ndërkohë, para se te vdiste, kishte dhënë një interviste me natyrë profetike. Kishte pohuar se rreziku më i madh për Atdheun do të jenë komunistët e konvertuar në antikomunistë. Sipas tij, një person që e ka shkelur betimin solemn një herë, mashtron gjithë jetën!
Nëse ka akoma në politikën shqiptare një humus kulturor komunist (jo ideologjik, por praktik) të konservuar akoma, ai gjendet në trajtën e gjuhës së dhunshme të disa drejtuesve të Opozitës të cilët ngjyrën e kuqe komuniste e kanë kthyer në blu e cepat e yllit të kuq në gishta të ngritur përpjetë si maja cfurku me ia fut në sy kujdo që ka mendim të lirë.

A ka parti me mendësi më komuniste se PD, ku nga gjithë themeluesit e saj, ka mbetur i vetëm veç kryetari de facto i saj?! Si mundet të akuzojë për nostalgji ndaj komunizmit dikush që është trajta më e shëmtuar e komunizmit alla shqiptarçe?

Mënyra e të bërit politikë e kësaj specie politike ka shtyrë shumë shqiparë që, pa faj dhe nga refuzimi i kësaj mënyre, shikojnë diktatorin E. Hoxha me njëfarë simpatie pasi përnjëmend përballë disa personazheve groteske të Opozitës, ai kishte më shumë sens shteti.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodran: 21/03/2021 13:16

    Që fjala opozitë duhet shkruar me O të madhe shtypi e shkrimi në një vend demokratik,është mëse e drejtë. Por kjo opozita jonë këtu në Shqipëri është për të ardhur keq, është skifo dhe duhet shkruar me o të vogël, mikroskopike. Se një opozitë në zullum, nuk të nxjerr nga zullumi, por të fundos këmbë e krye. Shqiptarët janë në zullum...pse duhet ta ndërrojmë zullumin? Unë votoj ndryshimin, kur ka vlerë të shtuar, por jo kur vlera e shtuar është ZERO!!!

    Përgjigju
  • qytetari: 21/03/2021 13:04

    Ne rast se ne gjermani dikush do kishte thene qe periudha e Hitlerit ka patur me te mira se tani ai do te perjashtohej 1 here e mire nga politika. Mendoj qe ka bere gabim Luljeta dhe nuk duhet te ndahemi ne kalne disa e shajne e disa e mbrojne. Ajo duhet te kerkoje falje piblike dhe raste te nostalgjise se Enverit as qe duhet te kate pavaresisht se plotika e tanishme eshte e keqe. Me sa duket edhe vete autori i artikullit eshte enverist ne subkoshiencen e vet. Pika qe si bie per analizrn qe ben

    Përgjigju
    • Like: 22/03/2021 04:50

      Njoftohu mire o shoku per politiken ne Gjermani. Luljeta Bozo nuk ka perse te kerkoje falje, ajo tha nje te vertete qe te gjithe e mendojne por nuk kane kurajon ta thone. Prandaj Shqiperia eshte katandisur keshtu per 30 vjet rresht. Po ketij populli mire ti behet qe jane vetem disa si like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali, salqeni, lulka e gjithe ata pseudo politikan qe pasurohen duke vjedhur e shkaterruar Shqiperine

  • Duartrokitje: 20/03/2021 16:38

    Standing ovation! Të lumtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?