Rama: Luli dhe Saliu 2 pengmarrësit e demokratëve! I pari nuk guxoi të provonte se kishte apo jo shumicën! I dyti 'i ngritur nga varri për të luftuar si i marri'

9 Janar 2022, 12:44| Përditesimi: 9 Janar 2022, 12:55

  • Share

Të dy pengmarrës të demokratëve. Kështu i cilëson Kryeministri Rama, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Sipas tij i pari nuk guxoi të provonte se kishte apo jo shumicën ndërsa i dyti ' është ngritur nga varri për të luftuar si i marri'.

"Nuk kam asnjë respekt as për 'Lulin tim' dhe as për Saliun tënd. Janë 2 pengmarrësit e demokratëve. Sot zihen të dy se kush është shërbëtori im. Njëri thotë jo 'pengu' dhe tjetri jo tubi i oksigjenit. Dhe ia thonë pikërisht demokratëve duke i trajtuar si budallenj. Të dy për interesin e tyre krejt personal. Vetëm ky interes mund ta mbajë një udhëheqës të një partie politike si të ishte një princ mesjetar i mbyllur në një kështjellë që nuk guxon të dalë dhe të thotë 'ja ku më keni, ta provojmë kush e ka shumicën'. Nuk po e diskutoj tjetrin fare se është shumë e qartë se çfarë është. Qëndronte atje pas se kishte lënë këtë dhe ky i bëntë ccdo gjë që donte ai. E ka mbrojtur këtë më shumë se sa ky dinte të mbrojte veten e vet. E kishte administratorin e pronës. Por mirëpo ja që bota u rrotullua ndryshe", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Sulmi në PD, Rama në bisedë me demokratët: Të huaj më telefonuan, të shokuar nuk e besonin! Unë përfitues? Ngjarja godet vendin! Mund të kishte gjakderdhje (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?