'Lulet e Pranverës', policia e Vlorës vë në pranga 39-vjeçarin e kërkuar nga interpoli

25 Mars 2020, 11:25| Përditesimi: 25 Mars 2020, 11:29

  • Share

Krahas zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia e Vlorës ka vijuar punën për të vënë pas hekurave personat që kanë shkelur ligjin për vepra të tjera penale. Kështu, si rrjedhojë e operacionit "Lulet e Parnverës" është vënë në pranga 39-vjeçari me inicialet F. XH, i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Leçes në Itali e ka shpallur fajtor për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Vijon operacioni ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”.

Kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Strukturat e Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, në vijim të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në shkurt të vitit 2019, Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

• F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Lecce-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 25/03/2020 13:55

    Perdit Vlon

    Përgjigju
  • Ju lumnte Policise ..: 25/03/2020 11:32

    Edhe pse ne nje Situate te veshtire nga Virusi..Punojne me Ndershmeri.. Kriminelet sa me shpejte te Izoluar dhe para Drejtesise ,,ne Burg Si mijnte.. Por mos haroni se keni dhe Serbin Sali me Kompani akoma te lire....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?