Foto nga Tirana, sot

Lule dhe diell, qytetarët e Tiranës shijojnë ditën e parë të pranverës (FOTO)

21 Mars 2022, 11:28| Përditesimi: 21 Mars 2022, 11:31

  • Share

Dita e parë e pranverës erdhi me diell në kryeqytetin tonë. Lulet kanë çelur dhe qytetarët kanë dalë për të shijuar ngrohtësinë e kësaj të hëne.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës. Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme. Me fillimin astronomik të verës më 21 qershor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.

Me 21 mars dita zgjat 12 orë e shtatë minuta. Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, pra nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të diellit, kanë kaluar 12 orë.

Me ardhjen e pranverës ditën e fundit të muajit mars ndodh edhe ndërrimi i orës.

I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’i japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?