Lul Basha gënjen edhe për orën, jo më për ngjarjet e Kosovën

16 Nëntor 2020, 11:26| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 11:51

  • Share

 Ka një tentativë të përditshme të njerëzve dhe medias pranë Lulzim Bashes për të shpëlarë akuzat që janë ngritur ndaj tij nga disa dëshmitarë të masakrave të kryera në Kosovë.

Argumenti më i fundit, i perdorur jo më larg se dje ishte se edhe Dash Peza, ish deputet i Partise Socialiste, paska punuar me BBC dhe ka patur akses në kaseten e masakrave në Kosovë.

Po, Dashi ka qënë përkthyes i BBC dhe BBC ka transmetuar pamjet e llahtarshme të masakrave, çka sot janë të vetmet pamje filmike që dokumentojnë horrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë. Ndaj, BBC, ndoshta edhe Dashi si përkthyes i gazetarëve të BBC, sot duhet falenderuar, pasi po të mos ishte për ta, Luli do e kishte kryer me sukses misionin e tij: zhdukjen e provave dhe fakteve të masakrave serbe në Kosovë.

Po Luli nderkohë, çfarë ben? Si gjithmonë, të njejtin avaz. Gënjen. Kur del në intervistë hetuesi peruan që thotë kam qënë me Lulzim Bashën në Kosovë e Shqipëri, për të hetuar akuzat qeë rëndonin mbi UCK për të ashtuquajturen “shtepi te verdhe”, Luli thotë JO, nuk kam qënë unë.

Kur shfaqen dokumenta që tregojnë se Luli ka qënë pjesë e ekipit që ka hetuar luftëtarët e UÇK, Luli thote JO, nuk kam lidhje unë.

Kur flasin deshmitarë që tregojne se Lulit i kanë dorezuar fizikisht prova filmike, kaseta, që vertetonin masakrat ndaj kosovarëve, prova të cilat me pas janë zhdukur, Luli thote JO, ato i ka patur edhe Dashi.

Dashi mund t’i kete patur, por Dashi i ka transmetuar në BBC. Kurse ti, Lul, i ke zhdukur. Problemi i Lulit nuk ka të bëje thjeshtë e vetem me pikepyetjen e madhe se sa ka qënë i perfshire lideri i sotëm i opozites shqiptare në hetimet e ndërkombetarëve ne Kosove, ndaj luftëtarëve të UÇK.

Nuk kanë të bëjnë as thjeshtë dhe vetem me rolin qe Luli, si hetues, jurist apo përkthyes, ka patur në fajesimin e heronjëve kosovarë.

Problemi primar i Lulit është gënjeshtra.

Pasi ai thotë se nuk ka qënë i perfshire në hetimet ne Kosove, ndërkohë që dokumentat, deshmitaret dhe vetë hetuesit ndërkombëtare thonë të kundërtën: Luli ka qene aty. /Lexo.al

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 17/11/2020 19:09

    Kjo punë bie erë të keqe lulush ,por kështu ka nisur që në krye të herës. Saliu erdhi në krye të pd-së jo për merita të tij por si i dërguar i udb për shërbimet që i kish bërë si dhëndërr i Serbisë. Mandej z.lulush pa asnjë kontribut në PD,por si i preferuari i salehut për shërbimet që i bëri serbit gjatë luftës të Kosovës dhe mandej në vazhdim e sot. Shkurt shqup çerdhe e udb ,zgjohuni ju o demokrate të vërtetë që ju dhimbset kombi,braktisni tradhëtinë.

    Përgjigju
  • Ramadan: 16/11/2020 17:25

    Shqiptaret jan i vetmi popull ne ballkan qe kan heronj por te gjithe i kan vra vet pabesisht basta eshte nji nder tradhtaret te luftes te UCK por si basha ka sa te doni

    Përgjigju
  • Berati: 16/11/2020 14:23

    Jam fix ne nje mendje me komentin e shkruesit,eshte nje servil i peshtire dhe nje i paafte.

    Përgjigju
  • Populli: 16/11/2020 12:27

    Lulzim Basha ky bastard qe pretendon te vije ne pushtet vetem genjen,genjen per vilat dhe lluksin ku jeton,genjen per vilat ne Teg,genjen per vilat te Laguna Blu tek pishat e buta,genjen per shtepine ne Hollande,genjen per shtepine me ashensor privat,genjen per makinat lluksoze e super te shtrenjta,genjen per Lobimet Ruse ne Amerike,genjen per punet e pista qe ka bere ne Kosove,genjen per kaseten,genjen per diplomes dhe studimet,per cdo gje ky vetem genjen,o Zot si mund te besosh e ti japesh pushtet nje super mashtruesi e super genjeshtari,ai qe genjen i ben te gjitha te zezat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?