Foto ilustruese

Sarandë/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, turistja gjermane rrëzon amerikanen nga shkallët në Lukovë

22 Prill, 15:19| Përditesimi: 22 Prill, 15:28

  • Share

HIMARË- Një konflikt mes dy turisteve ka ndodhur sot në Lukovë. Bëhet me dije nga policia se një gjermane E.H., 60 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga shëndeti mendor ka shtyrë nga shkallët një amerikane 54-vjeçare T.P.

Këta banonin në dy apartamente pushimi në një godinë të përbashkët, në vendin ku ndodhi edhe konflikti.

Shtetasja amerikane është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërsa gjermanja është dërguar në spitalin psikiatrik të Vlorës.

'Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti. 

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.', thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po sqaron rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?